Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dy policë sulmohen gjatë një operacioni– një i dyshuar në arrati
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë një operacioni për arrestimin e tre personave të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur efektivët e policisë kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të ekzekutuar një urdhër arresti. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, të dyshuarit kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes për t’u vënë në pranga. Situata ka degraduar në përplasje fizike, ku tre personat kanë sulmuar dy zyrtarët policorë. Gjatë konfrontimit, një nga të dyshuarit ka arritur të largohet dhe është...