Dy pikturat e Renoir që tregojnë dy botë të ndryshme të vallëzimit në Francën e shekullit XIX
Dy piktura të njohura të piktorit francez Pierre-Auguste Renoir, “Dance in the City” dhe “Dance in the Country”, ekspozohen krah për krah në katin e pestë të muzeut Musée d’Orsay në Paris, duke krijuar një dialog artistik mes dy mënyrave të ndryshme të jetesës dhe vallëzimit në shoqërinë franceze të shekullit XIX. Të realizuara në vitin 1883, të dyja veprat janë konceptuar si një çift, me përmasa identike dhe figura pothuajse në madhësi reale. Edhe pse secila është pikturuar në një kanavacë vertikale, vendosja e tyre pranë njëra-tjetrës krijon përshtypjen e një kompozimi të vetëm. Në “Dance in the City”, Renoir paraqet një çift duke vallëzuar në një sallë elegante. Gruaja, e veshur me një fustan të bardhë sateni, dhe partneri i saj shfaqin një...
Burimi:
kultplus.com