Dy persona hynë me maska dhe…/ Fshehën një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë, procedohen 7 punonjës dhe drejtuesi i departamentit të një kompanie telefonike

Dy persona hynë me maska dhe…/ Fshehën një ngjarje të ndodhur 3 muaj më parë, procedohen 7 punonjës dhe drejtuesi i departamentit të një kompanie telefonike

Shtatë punonjës dhe një drejtues departamenti i një kompanie telefonike në kryeqytet janë proceduar. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të shkuar, e cila nuk është raportuar në organet e rendit. Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e...