Dy muze vënë në lojë pikturat e Monet për finalen e bejsbollit
Dy muze të artit në Shtetet e Bashkuara kanë lidhur një bast të pazakontë për finalen e bejsbollit, World Series, duke vënë në lojë huazimin e përkohshëm të dy pikturave të piktorit të njohur francez Claude Monet. Muzeu i Artit në Milwaukee dhe Muzeu i Arteve të Bukura në St. Petersburg, Florida, kanë rënë dakord që muzeu i qytetit fitues të përfitojë të drejtën për të ekspozuar përkohësisht një pikturë nga koleksioni i muzeut të qytetit humbës. Në këtë marrëveshje, Muzeu i Artit në Milwaukee ka vënë në dispozicion veprën “Waterloo Bridge, Sunlight Effect”, të realizuar rreth vitit 1903, ndërsa muzeu në St. Petersburg ka ofruar pikturën “Houses of Parliament: Effect of Fog, London”, të vitit 1904. Piktura që ruhet në Milwaukee është e vetmja...
Burimi:
kultplus.com