Dy incidente detare në Gjirin Persik, një anije merr flakë pranë Emirateve
Garda Revolucionare e Iranit pretendon se ka goditur një transportues të madh të gazit natyror të lëngshëm, pasi anija tentoi të kalonte në Ngushticën e Hormuzit përmes një rruge që Teherani e cilëson të paautorizuar. Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare iraniane IRNA, Garda Revolucionare tha se kishte marrë “kontrollin dhe komandën e ngushticës”. Sipas saj, anija NV Sunshine, në pronësi të kompanisë NatWit, u godit teksa po përpiqej të kalonte në jug të Ngushticës së Hormuzit përmes një rruge të konsideruar të paligjshme nga autoritetet iraniane. Ndërkohë, më herët, shërbimet e monitorimit të trafikut detar raportuan se një predhë e paidentifikuar kishte shkaktuar zjarr në një tjetër anije në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas kompanisë së sigurimeve detare Vanguard, anija...
Burimi:
ntv.al