Dy golat e tij i dhanë fitoren skuadrës, Mirlind Daku në listën e më të mirëve të kampionatit

Dy golat e tij i dhanë fitoren skuadrës, Mirlind Daku në listën e më të mirëve të kampionatit

Mirlind Daku e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar ka regjistruar 3 gola në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Mbrëmjen e djeshme lojtari nga Gjilani i dha fitoren 2-1 Rubin Kazanit ndaj Soçit. Dy golat mbajnë autorësinë e tij, çka bënë që të vlerësohej edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Paraqitja e tij është vlerësuar si ndër më të mirat e javës së 3-të të kampionatit rus. “Sofascore” e ka përfshirë futbollistin e Kombëtares në 11-shen më të mirë të javës në Rusi, duke e vlerësuar me notën 8./Sport Ekspres/