Dy gjermanë arrestohen pasi ngjitën dy piktura pranë “Mona Lizës” në Luvër
Dy shtetas gjermanë janë arrestuar të shtunën në Paris, pasi ngjitën dy piktura në murin e sallës ku ekspozohet “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit në Muzeun e Luvrit. Sipas burimeve policore, dy burrat përdorën shirit ngjitës për të vendosur në mur dy punime, me përmasa rreth 30 me 40 centimetra, në hapësirën ku çdo ditë mblidhen mijëra vizitorë për të parë kryeveprën e Leonardo da Vinçit. Në njërën prej pikturave paraqitej njëri prej burrave i veshur me armaturë, ndërsa tjetra ishte një portret i dy burrave së bashku me një grua. Punonjësit e sigurisë së muzeut i ndaluan ata dhe njoftuan policinë, e cila i arrestoi për dëmtim të lehtë të murit. Gjatë marrjes në pyetje, dy të arrestuarit thanë se e kishin bërë...
Burimi:
kultplus.com