Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dy datat e mundshme për zgjedhjet në Kosovë
Kosova E Mërkurë, 4 Qershor 2025 15:32 Presidentja Vjosa Osmani po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë datën 5 tetor, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori. Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve. Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.