Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës

Nga: Agron Islami Beteja e parë e Kosovës 1389 Burimet bazë mbi Betejën e Parë të (Fushë) Kosovës, padyshim që janë kronikat osmane, sllave, perëndimore, bizantine dhe ato arabe, të cilat rëndom nuk janë bashkëkohëse të ngjarjes në fjalë.[1] Andaj është e natyrshme që në këto kronika të ketë edhe kundërthënie mes vete (kronistëve) për numrin e ushtarëve pjesëmarrës, zhvillimin e betejës apo edhe rreth vdekjes misterioze të Sulltan Muratit I (1362-1389). Nga kronistët më të hershëm, Ashëk Pasha Zade, Oruç Bej, Neshri, por edhe këta më të vonshëm – si Hoxha Sadeddin dhe të tjerët – shihet se informacionin për periudhën e hershme të shtetit osman e kanë marrë nga shënimet e Jahshi Fakihut. Pothuajse të gjitha burimet na çojnë tek Beteja e vitit 1387/88...