DW/ Gjermania: Pse Lindja vazhdon të jetë ndryshe?

DW/ Gjermania: Pse Lindja vazhdon të jetë ndryshe?

Pse pikërisht Lindja? Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pjesë të së cilës janë klasifikuar si ekstremiste të djathta, arrin rezultate rreth dy herë më të larta se në Perëndim. Për këtë jepen disa shpjegime, që lidhen me faktorë objektivë dhe subjektivë. Komisionerja e posaçme për Lindjen e qeverisë gjermane, Elisabeth Kaiser, në bisedë me DW e sheh shkakun e parë në dobësinë strukturore të landeve lindore: njerëzit atje kanë të ardhura më të ulëta, kanë më pak pasuri dhe popullsia është më e plakur. Infrastruktura ka gjithashtu probleme. Këto ndikojnë në debatin shoqëror atje dhe në perspektivën e njerëzve. Këta faktorë krijojnë te njerëzit përshtypjen se nuk i dëgjon njeri, se i kanë lënë pas dore. Dhe në fund, sipas Komisioneres, kjo i bën njerëzit...