Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
DW: Gjermania, frikë për ekonominë dhe mungesë besimi te kancelari Merz
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në që Evropa duhet të paguajë një tarifë doganore prej 15 përqind për mallra të caktuara që eksportohen nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara. Kurse mallrat SHBA-ja që eksportohen në BE janë të përjashtuara nga tarifat doganore. Kjo marrëveshje me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është shumë e diskutueshme dhe ka bërë bujë në media. Sipas anketimit të zhvilluar nga media publike gjermane, ARD, për emisionin “Deutschlandtrend” gjermanët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për stabilitetin ekonomik për shkak të politikave shpesh konfuze të tarifave doganore të presidentit Trump. 65 përqind e gjermanëve janë të shqetësuar ose shumë të...