DW/ Dënohen ashpër thirrjet antishqiptare në Maqedoni të Veriut

DW/ Dënohen ashpër thirrjet antishqiptare në Maqedoni të Veriut

Reagime gjithandej në Maqedoni të Veriut, Kosovë e Shqipëri u shënuan pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga një grup personash gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, që u zhvillua më 2 gusht në Kumanovë. Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, e cila lidhet me thirrjet e këtij grupi që përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe nxitje ndëretnike. Sipas politikanëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, që ishte në kuadër të fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, u dëgjuan thirrje si: "shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, "dhoma gazi për shqiptarët”, dhe "Maqedoni e pastër”. Të pranishëm edhe krerët e shtetit...