DW/ A do ta ekstradojë Kroacia të dyshuarin për shpërthim?
Avokatët e zhytësit ukrainas Vladimir Zhuravlev do të apelojnë kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Pula, i cili u publikua këto ditë, se klienti i tyre mund të ekstradohet në Gjermani. "Ne presim që Gjykata e Lartë Penale e Republikës së Kroacisë të pranojë apelin tonë", na tha Ljubo Pavasoviq Viskoviq, një nga mbrojtësit e Zhuravlevit në Kroaci. Periudha e apelit zgjat tre ditë nga marrja e vendimit me shkrim, ndoshta duke përfshirë edhe fundjavën e ardhshme. Ukrainasi u ndalua në Pula në gusht. Gjermania po e kërkon atë me akuzën e shpërthimit të tubacionit të gazit Nord Stream. Vitin e kaluar, Polonia kishte refuzuar ta ekstradonte Zhuravlevin, por Gjermania ngriti një padi të re në fillim të këtij muaji. Këtë herë me kualifikimin...
Burimi:
syri.net