Durrësi mirëpret festivalin folklorik, grupe nga disa vende interpretojnë këngët e vallet tradicionale

Durrësi mirëpret festivalin folklorik, grupe nga disa vende interpretojnë këngët e vallet tradicionale

Sheshi “Liria” në Durrës u kthye mbrëmjen e djeshme në një skenë ndërkombëtare që solli për artdashësit më të mirën e folklorit të disa grupeve nga vendeve të ndryshme evropiane. Bulevardi “Epidamn” u pushtua nga veshjet tradicionale popullore të grupeve nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Izraeli, të cilët pas paradës në qytet u ngjitën në skenë për të përcjellë për publikun më të mirën e këngëve dhe valleve tradicionale të vendeve të tyre. Risia e mbrëmjes së djeshme ishte një grup kërcimi nga Izraeli, i cili përbëhej nga valltarë të zakonshëm si dhe 6 persona me aftësi të kufizuar, të cilët e realizuan shfaqen e tyre në karrige me rrota. Koreografi i këtij grupi Romi Siman tha se vijnë në Durrës me një koreografi speciale:...