Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim, ku pronari i një mjeti lundrues të ankoruar në Portin e Durrësit raportoi se jahti i tij nuk ndodhej më në vendin ku ishte lënë disa ditë më parë. Pronari i jahtit, në kallëzimin e tij pranë komisariatit të Policisë së Durrësit, ka deklaruar se rreth orës 14:00 ishte njoftuar se mjeti mungonte në vendin e ankorimit. Menjëherë ai ka vënë në dijeni Kapitenerinë e Portit, Policinë Kufitare dhe më pas ka paraqitur kallëzimin pranë komisariatit. Pas këtij njoftimi, institucionet janë vënë menjëherë në lëvizje....