“Dumani i mbajti në xhep 22 ditë urdhërarrestet nga Italia”, Berisha: Vetëm 11 u prangosën, por jo kokat e kartelit

“Dumani i mbajti në xhep 22 ditë urdhërarrestet nga Italia”, Berisha: Vetëm 11 u prangosën, por jo kokat e kartelit

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se “Altin Dumani e mbajti në xhep 22 ditë” dosjen “Ura”. “Dikush më thotë, por duhet vërtetuar kjo, se urdhërarrestet që vijnë nga jashtë, masat zbatohen dhe pastaj përkthehet dosja. Por, edhe po të kërkonte përkthim, sot përkthehet shpejt me inteligjencë artificiale. Ndërsa Altin Dumani e mbajti në xhep 22 ditë. Nuk e ekzekutoi. I shkoi në 30 prill nga Irena Gjoka dhe e ekzekutoi në 21 maj. Dhe faktikisht, të gjithë ata u larguan përveç njërit. Vetëm 11 janë arrestuar nga 52 urdhërarreste dhe...
Burimi: Javanews.al