“DUHET TË TË VIJË TURP”/ Tension në “BBV”, dy banorët përplasen fizikisht?
Një tjetër përplasje verbale ka trazuar atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. Këtë herë, në qendër të debatit ishin Akili dhe Fuego, të cilët shkëmbyen akuza dhe kritika të drejtpërdrejta për mënyrën se si po luajnë në garë. Përballja nisi me Akilin, i cili vuri në pikëpyetje lojën e Fuegos, duke e cilësuar atë si një lojtar të dobët. Kritikat e tij u përqendruan edhe te mënyra se si, sipas Akilit, Fuego sillet me banoret femra. “Prej krejt çka kam pa në këtë shpi, ti je super lojtar i dobët. Mu nuk bën me m’paragjyku edhe me m’vu fjalë në gojë që s’i kam thënë. Një lojtar i cili i përdor vajzat, ty duhet me të ardhë turp”, deklaroi Akili gjatë debatit....
Burimi:
ntv.al