“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës, jo një parti demokratike

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës, jo një parti demokratike

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai theksoi se Sali Berisha e ka dëshmuar se bën reaksion me figurat dhe personalitetet që kanë një formim të fortë. “Sali Berisha kërkon ta kthejë PD në një tempull duke e quajtur veten misionar, ndërkohë që kandidatët dhe deputetët nuk janë priftërinj. Mendoj që ajo duhet kuptuar te ajo që bëri reagimin që bëri avokati i Berishës. Partinë e ka zaptuar. Ai ka ngrënë personalitete në këto 34 vjet, që kanë qenë personalitet karakteriale si në aspektin profesional dhe në atë politik”, tha ai. Gazetari Martin Leka theksoi se zërat kundër Sali Berishë nuk do mund të qëndrojnë gjatë në Partinë Demokratike. Sipas tij, Sali...