Dueti me Dua Lipën i sjell Shakirës rekord të ri shikueshmërie

Dueti me Dua Lipën i sjell Shakirës rekord të ri shikueshmërie

Shakira ka shënuar një tjetër rekord gjatë qëndrimit të saj në Madrid, pasi koncerti i 3 tetorit u bë transmetimi live i një artisteje femër më i ndjekur në historinë e Amazon Music. Koncerti, pjesë e turneut “Las Mujeres Ya No Lloran”, u transmetua në mbarë botën përmes Amazon Music, Prime Video dhe Twitch. Edhe pse platforma nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të shikuesve, ajo konfirmoi se transmetimi tejkaloi çdo performancë tjetër live të një artisteje femër në Amazon Music. Mbrëmja u bë edhe më e veçantë me shfaqjen e papritur të Dua Lipës, e cila iu bashkua Shakirës në skenë për të interpretuar së bashku “Antología”, një prej këngëve më të njohura të artistes kolumbiane. Para performancës, Shakira e prezantoi Dua...