Kampi i Restaurimit 2026 në Gjirokastër, studentët hartojnë projekte për shpëtimin e monumenteve të kulturës

Kampi i Restaurimit 2026 në Gjirokastër, studentët hartojnë projekte për shpëtimin e monumenteve të kulturës

Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti ekspozitën përmbyllëse të projekteve të studentëve pjesëmarrës në Kampin e Restaurimit 2026 – Regional Living Lab, pjesë e projektit evropian BAUHAUS4EU 2026–2027. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se kjo nismë synon të forcojë bashkëpunimin mes ekspertizës profesionale dhe brezit të ri, duke krijuar baza për projekte konkrete restaurimi të monumenteve të rrezikuara. Gonxhja theksoi se “studentët, nën udhëheqjen e specialistëve, dokumentuan dhe studiuan tetë banesa monumente kulture, Kishën e Shën Kollit në Saraqinisht dhe Banesën Zahari Sterio në Derviçan”. Gjatë punës studimore u ndërthurën teknologjitë 3D me mjeshtërinë tradicionale, me synim dokumentimin dhe evidentimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. Kampi u organizua nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër,...