“Duart e arta” të pushtetarëve dhe “dora e hekurt” mbi qytetarët
Nga Evarist Beqiri Tirana u zgjua sot me një skenë tragjikomike: fadromat e shtetit që shqyejnë gurët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të shpëtuar fytyrën e arrogancës së një pushteti të kalbëzuar. Ky është paniku i një qeverie që kujton se duke pastruar rrugën nga gurët, do t’i pastrojë rinisë inatin nga shpirti. Dhuna e të rinjve nuk buron nga kalldrëmi i Bulevardit; ajo buron nga gurët që kjo qeveri i ka vënë nën rrota meritokracisë dhe drejtësisë. Mund ta betonizoni sheshin, por nuk e betonizoni dot zemërimin e një gjenerate. Pushteti po përpiqet të kurojë simptomën, jo sëmundjen. Terrori policor në rrugët e Tiranës ka tronditur këdo, veç Neronit modern. Kur Neroni po humbiste pushtetin, fjalët e tij të fundit ishin: “Çfarë artisti...
Burimi:
ntv.al