Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, sekretari Rubio: Të vetmit njerëz që përfitojnë, janë trafikantët
👁9372
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpreh shqetësim në lidhje me pasojat negative të emigracionit masiv. Ai thotë se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore. Mesazhin e Rubios, e ka ndarë edhe ambasada amerikane në Tiranë. “Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, tha sekretari i Shtetit Marco Rubio. Top Channel