Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Duam të normalizojmë marrëdhëniet me Sirinë dhe Libanin”, ministri i Jashtëm izraelit: Kërkojmë paqe në rajon
Izraeli është i interesuar në normalizimin e marrëdhënieve të tij me Sirinë dhe Libanin, por në asnjë rrethanë nuk do të negociojë për Lartësitë e Golanit, tha ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar gjatë një konference për shtyp nga Jerusalemi së bashku me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger. “Izraeli është i interesuar në zgjerimin e ciklit të paqes dhe normalizimit të Marrëveshjeve të Abrahamit”, tha Saar, duke iu referuar marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2020 nga Izraeli me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara. “Ne kemi interes të shtojmë vende si Siria...