Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dua Lipa viziton muzeun “Reporting House” në Prishtinë: ‘Një punë e mrekullueshme për historinë e Kosovës’
Pas koncertit spektakolar në festivalin “Sunny Hill”, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka gjetur kohë për të vizituar muzeun “Reporting House” në Prishtinë. Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili është edhe themelues i festivalit, i fejuari Callum Turner, vëllai i saj Gjin Lipa dhe pjesëtarë të tjerë të afërt. Gjatë vizitës, ajo u prit nga producentja e muzeut Jeta Xharra, kuratori Gazmend Ejupi, gazetarja Donika Shahini dhe stafi e vullnetarët e “Reporting House”. Këngëtarja e shprehu mirënjohjen për këtë iniciativë kulturore, duke thënë: “Keni bërë një punë të mrekullueshme për të treguar historinë e Kosovës në këtë muze”. Dukagjin Lipa falënderoi organizatorët që mundësuan hapjen e muzeut përtej orarit të zakonshëm, duke theksuar se kjo vizitë u bë...