Dua Lipa kryeson Coachella 2027, biletat për festivalin shiten brenda pak orësh
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë një nga emrat kryesorë të festivalit të njohur muzikor Coachella 2027, së bashku me Tame Impala dhe SZA. Organizatorët kanë publikuar këtë javë listën e artistëve që do të ngjiten në skenën e festivalit, ndërsa biletat për të dy fundjavat janë shitur brenda pak orësh nga hapja e shitjes së përgjithshme, përfshirë biletat standarde, ato VIP dhe paketat e kampingut. Edicioni i vitit 2027 do të mbahet në dy fundjava, më 9–11 prill dhe 16–18 prill. Në mesin e artistëve të tjerë të konfirmuar janë Madonna, Phoebe Bridgers, Don Toliver, Zara Larsson, Weezer dhe Dom Dolla. Një paraqitje të veçantë në programin “In the Desert” do të ketë edhe këngëtari Daddy Yankee. Përveç interesimit për programin artistik, vëmendje...
Burimi:
kultplus.com