“DUA” i Blerta Bashollit fiton çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” në Selanik

“DUA” i Blerta Bashollit fiton çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” në Selanik

Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, ka fituar çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë në konkurrencën “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Juria e ka vlerësuar veprën për vërtetësinë emocionale dhe këndvështrimin personal mbi një periudhë përcaktuese të historisë së Kosovës. Në qendër të filmit është Dua, një vajzë 13-vjeçare që përpiqet të gjejë vendin e saj në Prishtinën e fundit të viteve ’90. Ndërsa përballet me ndryshimet e adoleshencës dhe kërkon të kuptojë veten, afrimi i luftës e bën gjithnjë e më të pasigurt botën përreth saj. Në arsyetimin e çmimit, juria ka veçuar zgjedhjen e Bashollit për ta mbajtur kamerën pranë protagonistes. Fytyra e Duas bëhet kështu pasqyra e...