Jepen çmimet “Tish Daija” për 28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë
Kompozitorë, artistë, përfaqësues të medias dhe dashamirës të muzikës festuan në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë përmbylljen me sukses të Konkursit Kombëtar të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” dhe çeljen e festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga kjo mbrëmje e veçantë, e mbushur me diskutime, vlerësime dhe emocione, e cila dëshmoi potencialin e krijimtarisë muzikore shqiptare dhe rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja. Konkursi Kombëtar i Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” solli 28 vepra fituese dhe 23 kompozitorë, si dhe çeljen e festivalit që i jep zë krijimtarisë muzikore shqiptare përmes Fondit të Krijimtarisë. “Përmes këtij konkursi dhe festivalit ‘Netët e Muzikës Shqiptare’, synojmë që krijimtaria e re...
Burimi:
kultplus.com