Fejzullah Krasniqi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), duke pasuar në këtë pozitë Justina Pula-Shirokën. Zgjedhja e tij është bërë sot, më 17 nëntor 2026, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të ri të institucionit. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Akademisë, ku konfirmohet se akademik Fejzullah Krasniqi ka marrë besimin për të udhëhequr këtë institucion. ObserverKult Lexo edhe: Alda Bardhyli: Shtyrja e Panairit të Librit për në datat 24-28 dhjetor, mundësi për ta kthyer librin në dhuratën kryesore të festave!
Burimi:
kultplus.com