Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Dua 3 vjet vetëm për letërsi’, letra e Mitrush Kutelit drejtuar kryeministrit të regjimit komunist, Mehmet Shehut
Në tetor të vitit 1964, vetëm tre vite para se të ndahej nga jeta, Dhimitër Pasko, i njohur më së shumti me emrin letrar Mitrush Kuteli, i drejtohet me një letër Kryeministrit të atëhershëm, Mehmet Shehu. Në këtë letër, një nga prozatorët dhe kritikët më të spikatur të letërsisë shqipe shpreh lodhjen e tij fizike e mendore nga angazhimet e përditshme si përkthyes dhe kërkon një leje të posaçme krijimtarie. Letra u shkrua në një moment të vështirë të jetës së tij, kur ai tashmë kishte kaluar përmes burgut dhe “rehabilitimit” politik në kohën e diktaturës. Në moshën 58-vjeçare, me një shëndet të rënduar dhe nën barrën e një pune të vazhdueshme, Kuteli kërkonte tri vite për t’u shkëputur nga përkthimet dhe për t’iu përkushtuar...