
Dropull, makina merr flakë në lëvizje e sipër
👁2074
Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar është përfshirë nga flakët teksa ka qënë duke qarkulluar në këtë aks. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Njoftimi i Policisë Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N....
Burimi:
Argjiroja.net