Dronë të paidentifikuar pranë aeroportit, Luksemburgu forcon sigurinë ajrore
Luksemburgu ka forcuar monitorimin e hapësirës ajrore pas raportimeve për dronë të paidentifikuar pranë aeroportit të vendit. Autoritetet kanë vendosur pajisje të reja për zbulimin dhe gjurmimin e dronëve, ndërsa për monitorimin janë përdorur edhe mjete të siguruara nga vende partnere. Alarmi u dha të premten në mbrëmje, kur u raportua për disa dronë të paautorizuar pranë aeroportit të Luksemburgut. Si masë paraprake, fluturimet u pezulluan përkohësisht. Edhe të shtunën në mbrëmje pati raportime të tjera për dronë në hapësirën ajrore të vendit. Pas verifikimeve, policia tha se nuk u konstatua ndonjë situatë që kërkonte ndërhyrje. Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, tha se vendi po përballet me një situatë të re, duke përmendur edhe mundësinë që disa prej dronëve të vërejtur të kenë qenë më...
Burimi:
syri.net