Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Droga e fshehur në lëkurët e kafshëve/ Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptarëve të arrestuar dhe në kërkim, “koka” ndodhet në Spanjë
Janë zbuluar emrat e tre shqiptarëve të arrestuar dhe atij në kërkim, mes 14 pjesëtareve të një grupi ndërkombëtar të trafikut të kokainës, të zbuluar në Greqi. Të enjten në mëngjes, në Pikermi të Athinës, një operacion i forcave speciale greke EKAM, çoi në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kokainës nga lëkurët e kafshëve. Policia kreu kontrolle në një depo dhe në një banesë. Në depo, një çerdhe e vjetër, ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate. Disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur. Importi i...