Dritëro Agolli: Na ishin dy njerëz diku në një qytet, u takuan, u dashuruan…

Dritëro Agolli: Na ishin dy njerëz diku në një qytet, u takuan, u dashuruan…

Një dashuri e dokumentuar po me kujdesin që kishin për njëri-tjetrin. Dritëroi dhe Sadija e tij, shkëmbenin letra të shpeshta, në pritje për t’u bashkuar në të njëjtën çati, janë fjalë shumë të sinqerta dhe shprehen, herë me drojë e herë, me guximin nga malli për njeriun që do të doje ta kishe pranë, përballë, teksa mendimet shkojnë veç aty. Në vazhdim mund ta lexoni njërën nga letrat që Dritëro Agolli ia dërgoi Sadijes: E dashur Sadije, Kjo është letra e fundit për 1964-ën. Bukur ndodhi me ne. Na ishin dy njerëz diku në një qytet, u takuan, u dashuruan. Viti ecte, ecte. Dhe kështu erdhi dita e fundit e 1964-ës. Njeriu ditën e fundit të vitit bëhet pak filozof, apo jo? Të kujtohet kur...