Dritëro Agolli: Kjo grua që bie erë çokollatë…
Kjo grua që bie erë çokollatë,Me mua ra dikur në dashuri,Tani jeton me burrin në pallat,Që ngritem vjet në bulevard të ri. Dhe nuk e di, e lumtur është vallë,Me burrin zemërbardhë e shtatëlartë,Qëndroj ta përshëndes, t’i them ca fjalë,Si kalimtar, si mik e shok i largët. Por kokën nuk e kthen ajo nga unë,Trak-trukun e sandaleve më lë pas,Atë në djalëri e desha shumë,Betoheshim të çanim çdo tallaz… Por bashkë s’patëm fat të lidhnim jetën,Se donte apartament të ri e telefona,Unë bëja veç artikuj për gazetën,Dhe flija redaksive në poltrona… Por unë e di, akoma natën në ëndërr,i shfaqem, e hap derën bojë hiri,i shfaqem dhe i futem drejt në zemër,Megjithëse pranë saj fle zemërmiri. Kjo grua që bie erë çokollatë,Që desh nga unë...
Burimi:
kultplus.com