Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Dritarja europiane nuk qëndron gjithmonë hapur”/ Mesazh i fortë i Toni Gogut nga Strasburgu
Në përfundim të punimeve dyditore të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, bashkëkryetari i delegacionit shqiptar, Toni Gogu, dha një mesazh të qartë: Shqipëria e ka marrë seriozisht objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 sepse dritarja e mundësisë nuk do të qëndrojë përgjithmonë hapur. Takimi i mbajtur në Strasburg mblodhi deputetë nga të dyja parlamentet dhe nga të gjitha forcat politike, në një atmosferë bashkëpunimi dhe reflektimi të thellë mbi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave. Gogu theksoi se vendi po ecën me ritëm të mirë në negociatat për katër grup-kapituj dhe po përgatitet për hapjen...