Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drerët viktima të valës së të nxehtit në Finlandë, temperatura rekord
Një valë e të nxehtit me temperatura rekord në Finlandë në javët e fundit ka prekur drerët, duke vrarë shumë prej tyre dhe duke ngjallur frikë tek barinjtë e tyre. Finlanda ka dalë nga një valë e të nxehtit 22-ditore me temperatura maksimale që arritën në 30 gradë Celsius, vala më e gjatë e të nxehtit e regjistruar që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, konfirmoi dje Shërbimi Meteorologjik Finlandez. Në qytetin e Rovaniemit, i njohur si qyteti i Babagjyshit, zhiva mbeti në 26 gradë Celsius sot. Thatësirat dhe zjarret në pyje të shkaktuara nga kjo nxehtësi e paparë kanë prekur drerët që jetojnë në rajon, tha për AFP-në Ann Olila, drejtoreshë e Shoqatës Kombëtare të Barinjve të Drerëve. “Kemi pasur një valë shumë...