Drejtuesja e SHISH në “arrest shtëpie”, debate në Kuvend! Kaso: Rënie e shtetit, Xhafaj: Fenomen normal, ndodh kudo në botë

Drejtuesja e SHISH në “arrest shtëpie”, debate në Kuvend! Kaso: Rënie e shtetit, Xhafaj: Fenomen normal, ndodh kudo në botë

ivi kaso-fatmir xhafaj TIRANË- Masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hysni, ka shkaktuar debate në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Debate janë zhvilluar mes kreut të komisionit, Fatmir Xhafaj dhe deputetit demokrat, Ivi Kaso. Ky i fundit ka kërkuar të të ndërpritet rendi i ditës për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me pezullimin dhe masën ndaj Hysenit. Kaso është shprehur duke e konideruar një 'rënie të shtetit', pasi sipas tij sot, 'institucionet e shtetit kanë arrestuar njëri-tjetrin'. “Përpara se të nisim me rendin e ditës, desha të trajtoj një çështje me rëndësi për komisionin, parlamentet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Kjo seancë e sotmja nuk mund të nisë në mënyrë të zakonshme, sepse ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme dhe...