Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Drejtuesit nuk duhet të largohen nga automjeti”/ Zyrtari i Policisë Rrugore: Penalizime të ashpra, ja si do ndëshkohen
Rregullat për parkimin e automjeteve në Shqipëri po ashpërsohen, dhe shkeljet nuk do të ndëshkohen më vetëm me gjoba. Ali Yzeiri, shef sektori për edukimin në Sektorin e Policisë Rrugore, ka deklaruar se drejtuesit që parkojnë në mënyrë të gabuar rrezikojnë tashmë edhe dënim me burg. Yzeiri sqaroi se një nga elementët që shpesh keqkuptohet nga qytetarët është qëndrimi i përkohshëm i mjetit. “Qëndrimi i përkohshëm lejohet vetëm për të marrë apo zbritur një pasagjer dhe për një kohë të kufizuar. Por drejtuesi i mjetit nuk duhet të largohet nga automjeti dhe duhet të jetë i gatshëm të lëvizë menjëherë...