Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
👁3123
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit. Për pasojë, ka kaluar në korsinë e biçikletave, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit. Aktualisht, raportohet se nuk ka të dëmtuar. Drejtuesi i automjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit është transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.