Drejtuesi i fushatës së demokratëve, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

Drejtuesi i fushatës së demokratëve, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita ka zhvilluar gjatë ditës një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren. Në një kohë që në Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Burimi: Kohajone.com