Drejtori i Policisë, Proda viziton efektivin e plagosur në spital: Misioni ynë është fisnik, jemi pranë njëri-tjetrit

Drejtori i Policisë, Proda viziton efektivin e plagosur në spital: Misioni ynë është fisnik, jemi pranë njëri-tjetrit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua këtë të martë në spitalin e Traumës me familjarët e punonjësit të Policisë inspektor V. Gj., 64 vjeç, i cili gjatë kohës që kryente detyrën në qytetin e Peshkopisë, u aksidentua nga një automjet dhe për pasojë është në reanimacion, në gjendje kritike për jetën. Proda u ka shprehur familjarëve, mbështetjen e tij dhe të Policisë së Shtetit, duke i siguruar se stafi mjekësor po bën gjithçka për ta mbajtur në jetë punonjësin e Policisë. Familjarët e punonjësit të Policisë falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen dhe për inkurajimin,...
Burimi: Kohajone.com