Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drejtori i Policisë, Proda pret në takim zv/ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, në fokus modernizimi i uniformave blu
👁13211
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi këtë të hënë një takim me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters. Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit. Sipas Policisë, rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse si aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar...