Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., 30 vjeç, banues në Gostivar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net