Drejtësia pa paga/ Balla nuk përmbahet: Opozitës i djeg barku për gjyqtarët

Drejtësia pa paga/ Balla nuk përmbahet: Opozitës i djeg barku për gjyqtarët

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se projektligji për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet në Kuvend më 17 shtator. Balla tha se projektligji është depozituar para datës 31 korrik nga dy deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa akuzoi opozitën se po përpiqet ta përdorë politikisht çështjen e pagave të magjistratëve. “Para 31 korrikut, dy deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar një projektligj për pagat e magjistratëve. Ka pasur përpjekje për ta përdorur politikisht nga opozita edhe këtë rast, por në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm dy deputetë socialistë depozituan për ligjin që adreson çështjen. Kështu e lexuam ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Balla. Sipas tij, çështja tashmë është përfshirë në kalendarin e punimeve...