Burimi:
Sarandanews.com

‘Drejtësi për Peshkëpinë!’/ Protestë para SPAK, aktivistët kërkojnë rihapjen e hetimeve për masakrën për të cilën akuzohet Fredi Beleri
👁12364
Një grup aktivistësh protestuan këtë të enjte para SPAK, duke kërkuar rihapjen e hetimeve për masakrën e Peshkëpisë, e shënuar më 10 Prill 1994, për të cilën akuzohet si i përfshirë edhe Fredi Beleri. “Drejtësi për Peshkëpinë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini “, “Jam gati të dëshmoj”, “SPAK! Të rihapen hetimet e masakrës së Peshkëpisë, që u mbyllën në mënyrë të turpshme nga gjyqtarë që ngelën jashtë nga vettingu”, “Ligji i luftës është i grekëve, dëshmorët të shqiptarëve”, “2 ushtarakë të vrarë, 3 të plagosur asnjë i ndëshkuar”, ishin disa nga pankartat që shfaqën para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme....