“Drejtësi kundër padrejtësive”/ Krerët e UÇK ende në paraburgim, mijëra qytetarë protestë kundër Gjykatës Speciale

“Drejtësi kundër padrejtësive”/ Krerët e UÇK ende në paraburgim, mijëra qytetarë protestë kundër Gjykatës Speciale

Foto ilustruese PRISHTINË- Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e së mërkurës në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën gjithëpopullore të titulluar “Drejtësi kundër padrejtësive”. Tubimi u organizua në shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Organizatorët e protestës bënë thirrje për një gjyq të drejtë dhe të paanshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe ish-kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Protestojmë për drejtësi të vërtetë, për ata që sakrifikuan për lirinë e këtij vendi,” – ishte një nga mesazhet kryesore që u përçuan nga organizatorët dhe qytetarët e shumtë...