Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dramë familjare në Tiranë/ I riu kanos burrin e motrës, i dërgon njerëz për ta rrahur
👁6789
Efektivët e policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, pasi kunati i tij e ka kallëzuar për kanosje. Po ashtu policia sqaron se personi i proceduar ka nxitur dy shtetas për ta dhunuar burrin e motrës. “M. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshortin e motrës së tij. I dëmtuari kallëzon gjithashtu se 29-vjeçari ka nxitur 2 shtetas, për ta dhunuar fizikisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit”, informon policia.