Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Drafti i Kodit Penal, Olsjan Çela kundër: Sjell konfuzion, rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë!
Olsian Çela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është shprehur kundër draftit të Kodit të ri Penal, për të cilin është shprehur se ka arsyet e tij. Në një intervistë me shkrim të dhënë për "ReportTv", prokurori Çela ka zbuluar se organi i akuzës që ai drejton nuk ka qenë i përfaqësuar në grupin e punës për hartimin e kodit të tij. Ndaj edhe mungoi në eventin për prezantimin e Kodit të ri Penal, pavarësisht ftesës që i ishte bërë nga Ministria e Drejtësisë. Në intervistë, Çela tha se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes...