Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Drafti i Kodit Penal, Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar edhe Kodin e ri Penal gjatë takimit të sotëm me gazetarët. Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror. “Mendoj që duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund të jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra sintetike. Për mendimin tim, për ata që kapen me drogra sintetike, dënimi duhet të ishte më i rëndë. Kjo më vjen ndër mend si shembull. Ka një...