Dosja “Toyota Yaris”/ Tentuan të korruptojnë gjyqtarin, SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin

Dosja “Toyota Yaris”/ Tentuan të korruptojnë gjyqtarin, SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin

SPAK dërgon në gjyq Astrit Vladin dhe Erida Lazimin pasi tentuan të korruptonin një gjyqtar. Astrit Vladi në shtator 2020, kur dosja e vëllait të tij ishte në seancë paraprake, i kërkoi avokates Erida Lazimi që të ndikonte te gjyqtari për çështjen e Astrit Vladit dhe disa të tjerëve. Lazimi dyshohet se ka pranuar të ndërmjetësojë kundrejt përfitimeve monetare të parregullta. NJOFTIMI:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve: Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të...